Të lësh mënjanë larjen e dhëmbëve në darkë është një JO e madhe. Një dentist thotë se në darkë ke në gojë një shumicë të konsiderueshme bakteresh që janë grumbulluar aty nga ushqimi i ditës. Këto baktere krijojnë edhe shtresa njëra pas tjetrës duke sjellë më pas probleme me dhëmbët dhe mishrat.
Mbeturinat që krijohen nga ushqimet përmbajnë shumë acid, i cili, siç dihet prish smaltin e dhëmbëve dhe çon deri në prishjen e rrënjëve dhe dëmtime të tjera.
Shoqata Dentare Amerikane rekomandon pastrimin e dhëmbëve të paktën dy herë në ditë dhe njëra prej këtyre herëve është para se të flesh. Larja e dhëmbëve eliminon bakteret dhe pengon shumë rreziqe që vijnë nga grumbullimi i tyre. Dentistët rekomandojnë larjen e dhëmbëve kur zgjohesh dhe para se të flesh.
Nëse e ke zakon të keq të flesh pa i larë dhëmbët ose je dembele, provo të mbash një fill dentar afër shtratit, ose një furçë dhëmbësh (të thatë, pa pastë). Është më mirë se asgjë.